Ekonomi

Shkurti rrit të ardhurat dhe shpenzimet në vend

Sipas publikimeve të Ministrisë së Financave, të ardhurat e vendit gjatë muajit shkurt u rritën me 0.1% krahasuar me muajin janar, duke u llogaritur në vlerën e 34.3 miliardë lekë. Një vit më parë, të ardhurat e shkurtit shënoheshin 35 miliardë lekë, rënie prej 2.4%.

Të ardhurat më të mëdha kanë ardhur nga sigurimet shoqërore që vlerësohen në 7.15 miliardë lekë dhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale me 3.11 miliardë lekë, të dyja të rritura dukshëm nga shkurti i vitit 2020.

Shpenzimet e muajit shkurt, gjithashtu u rritën në pothuajse 36 miliardë lekë, nga të cilat 3.18 miliardë lekë janë shpenzime kapitale dhe pjesa tjetër korrente.

Deficiti buxhetor llogaritet me 1.6 miliardë lekë gjatë shkurtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë