Në Shqipëri mesditën e së hënës kanë mbërritur në Shqipëri 10.000 dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V.
Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, të cilët shpjeguan se janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed dhe nuk janë blerje direkt nga Rusia.
LEXO EDHE:
– Ambasada Ruse: Edhe pas refuzimit të Ramës, gati të ofrojmë vaksinën “Sputnik V”
– Ambasada e Kinës për Gazeta Si: Rruga për vaksinën tonë, e hapur. Kontaktoni me Sinopharm
– Rama i hap rrugë zyrtarisht futjes së vaksinës ruse dhe kineze mandaton sërish… Ahmetajn
– Rama: Vaksinimi nis në mesin e janarit. Oferta e Rusisë për vaksinën, meme, të kërkojë ndjesë
“Do të vijojmë për të siguruar akoma më shumë vaksina, në mënyrë që të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur vaksinimin masiv të popullatës, për të lehtësuar edhe sezonin turistik. Komuniteti i Imunitetit ka dhënë gjithë garancinë për efektivitetin e vaksinave dhe ofrojnë sigurisht edhe certifikim”, tha Manastiliu.
Ndërkaq , burime të Gazetasi.al në ISHP bëjnë me dije se ende nuk është vendosur se cila kategori do të marrë vaksinën Sputnik V.
Më herët nuk ishte meduar se do të mbërrinte vaksina ruse në vendin tonë, pasi Kryeministri Edi Rama njoftoi se në Shqipëri do të vinin vetëm vaksina të miratuara nga EMA (Agjencia Europiane e Medikamenteve) dhe FDA(Agjencia e Ushqimit dhe Barnave).
Nëpërmjet një letre në zyrën e këshilltarit të kryeministrit, Endri Fugës, Fondi Rus i Investimeve Direkte në Moskë deklaroi se ishte e gatshme të sillte vaksinën Sputnik V në vendit tonë, por në muajin janar Kryeministri Rama e refuzoi propozimin duke deklaruar se “fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një meme”.
Ndërkaq nga ana tjetër Ambasada Ruse në Shqipëri i tha Gazetasi.al se qeveria e secilit vendi vendos vet me cilët kompanitë ajo dëshiron të negociojë marrjen e vaksinave.
“Nëse Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të dëshirojë të mbajë negociata me Fondin Rus të Investimeve Direkte, Fondi në fjalë patjetër do të jëtë i gatshëm t`i fillojë ato. Në këtë rast kjo gjë nuk ka asgjë të bëjë me ambasada ne vetëm mund të informojmë organet përkatëse shtetërore për mundësi të tilla”, tha pwr Gazetën “Si”
Ndërkaq më vonë ishte një “Akt Normativ” që ndryshoi gjithçka, duke dhënë mundësinë çdo lloj vaksine të konfirmuar nga Komiteti i Imunizimit të mbërrijë në vendin tonë.
Në vendin tonë kanë ardhur gjatë gjithë kohës vaksina të kompanisë Pfizer dhe AstraZeneca nën sasi të ndryshme. Me anë të tyre kanë arritur të vaksinohen përgjithësisht me dozën e parë në total 46,515 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej të cilave janë kryer 27,334 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 7,753 vaksinime për të moshuar dhe 11,428 vaksinime për arsimtarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje