Ilaçi antiviral remedesivir, ilaçi i artritit tocilizumab dhe hidroksiklorokina ilaç anti-malarie është përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid-19. E në një kohë kur vaksinat janë shpërndarë në shumë vende në botë, ekspertët e shëndetit janë duke punuar për të gjetur trajtime të tjera të mundshme që do ndihmojë më tej për këtë sëmundje.
Një studim i fundit i botuar në revistën shkencore “Nature” tregon se ilaçi që trajton lebrën mund të ndihmojë në trajtimin e Covid-19. Lebra është një sëmundje infektive që shkakton plagë të dëmshme të lëkurës dhe dëmtime në nervat e gjymtyrëve. Medikamenti quhet klofaziminën dhe studiuesit e provuan tek brejtësit e infektuar me koronavirusin.

“Klofazimine është një kandidat ideal për trajtimin Covid-19. Është i sigurt dhe i lehtë për tu marrë sepse merret si pilulë dhe mund të jetë shumë shpejt i disponueshëm. Klofazimina mund të ndihmojë në uljen e ndikimit virulencës në trupin e njeriut e cila është e rëndësishme,” tha Sumit Chanda nga instituti Sanford Burnham Prebys në SHBA.
Sipas të dhënave medikamenti parandalon inflamacionin tek të sëmurët rëndë nga Covid-19. Ekipi i studiueseve zbuloi se klofazimina uli mundësitë për të dëmtuar mushkërive dhe parandaloi stuhinë e citokinës, një gjendje kur trupi sulmon veten dhe çon në vdekje.
Burimi:Nature/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje