Procesi i shpejtë i vaksinimit në SHBA jep shpresë se amerikanët do të mund t’u kthehen plazheve dhe pushimeve gjatë sezonit veror. Në kontrast, Europa mund të përballet me një sezon vere të pakënaqshëm.
Qeveritë europiamne po shpresonin se vaksinimi do të bënte të mundur lehtësimin e masave për verën 2021, që gjithashtu për vendet si Greqia, Italia dhe Spanja që varen nga turizmi do të ishte pozitive.
Ndërkohë, në Europë procesi i vaksinimit po ecën shumë ngadalë dhe ditët e fundit u shoqërua dhe me problemet e vaksinës së AstraZeneca që e ngarkuan edhe më shumë rrugëtimin e Europës në luftën kundër Covid-19. Vendet si Spanja, që marrin shumë fitime nga sektori i turizmit parashikohen të mbyllen përsëri.
Shumë vende të BE-së përfshirë Italinë dhe Francën, kanë rikthyer shtetrrethimet si shkak i rritjes së numrit të infektimeve në vend.
Në Europë vizitat nëpër bare, restorante , hotele dhe hapësira publike janë dyfish më të ulëta se para pandemisë, ndërkohë që në SHBA ka vetëm një 10% diferencë.
Këto mbyllje mund ta cojnë Europën drejt një recesioni ekonomik kur nga ana tjetër SHBA-ja pritet të ketë rritje ekonomike me 1.5%.
Shtetet e mëdhaja europiane, si Gjermania, Franca dhe Italia kanë vaksinuar me në dozë vetëm 10% të popullsisë, ndërkoihë që SHBA-ja 23%.
BE-ja vendosi një kusht që shtetet e saj të kenë vaksinuar 70% të popullsisë deri në muajin shtator, por disa shtete refuzojnë akoma të marrin vaksinën nga AstraZeneca që po pengon të gjithë procesin.
Pronarët e rezorteve turistike verore dhe dimërore në shtetin italian frikësohen për një tjetër mbyllje të bizneseve të tyre gjatë cdo sezoni që do të sillte falimentimin total për to, pas një viti pasiv.
Italia merr 13% të PBB-së nga turizmi, Greqia 21% dhe Spanja 14%, ku përgjithësisht në vendet e tjera të Europës veriore apo dhe SHBA-së është deri 10%. Në këto vende të ardhurat nga këto sektorë u ulën drastikisht.
BE-ja akoma nuk ka njoftuar se cfarë do të bëhet gjatë verës, por Portugalia dhe Spanja njoftuan se do të japin dyert për turistët e huaj.
Një humbje tjetër e sezonit veror do të ihste goditje e rëndë për bizneset europiane. Nëse Europa vazhdon rimëkëmbjen me këto hapa do të jetë akoma me probleme ekonomike gjatë majit të 2020-shit.
Për sektorët e tjerë të ekonomisë duket që përshtatja me pandeminë ishte e vetmja zgjidhje për të shpëtuar biznesin e tyre. Prodhimet industriale u rikthyen në nivelet e parapandemisë dhe industria përpunuese u zgjerua për 8 muaj.
Barbara Colombo, drejtuese e një fabrike ku prodhohen makineri për industrinë e celikut në Itali,shprehet se e ka të vështirë të gjejë punëtorë për fabrikën e saj. Ajo nuk ishte pjesë e programit ku qeveria italiane do të mbulonte të gjitha kostot, dhe “lista e borxheve” është egjatë, por Barbara shpreson për një përmirësim të gjendjes.
Banka Qendrore Europiane gjithashtu ia vështirësoi punën bizneseve në Europë mbi marrjen e një huaje, sepse ekzistonte frika e mospagimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje