Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Kukësi ku monitoroi edhe vaksinimin e mjekëve kosovarë se do të vaksinohen 11 mijë bluza të bardha të Kosovës, nëse nuk siguron vaksina anti-covid.
Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se për faktin që kompanitë kanë vendosur rregullin që dozat të mos dalin jashtë shtetit, qyteti i Kukësit do të funksojë si bazë e përbashkët mes dy vendeve.
Të shtunën ka nisur vaksinimi i 250 mjekëve dhe infermierëve nga Kosova në Kukës. Sindikata e Mjekëve të Kosovës njoftoi se këtë fundjavë do të vaksinohen 500 staf mjekësor.
Deri më tani Kosova nuk ka marrë asnjë dozë vaksinë dhe pritet të përfitojë vaksinat e para nga COVAX, pra skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave. Nga lista paraprake e formacionit Covax është cilsuar se Kosova do të përfitojë rreth 100,800 doza të vaksinës AstraZeneca.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, njoftoi se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër Covid-19, por ende nuk ka asnjë dozë në Prishtinë. Ndërkaq nga ana tjetër spitalet në shtetin fqinj janë pranë ezaurimit të shtretërve.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi dje se nëse vazhdohet me mbingarkesën e spitaleve, do të ketë vështirësi të menaxhimit të rasteve klinike. Të premten Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve ditore me 828 raste të reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje