Ekonomi

Ndryshimet në ligj do të mbështesin më tej zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë

Sektori i Turizmit dhe Bujqësisë do të kenë lehtësira në mbështetjen me financime nëpërmjet bankave të nivelit të dytë si dhe institucioneve jobankare mikrofinanciare.

Ndryshimet në projektligjin e diskutuar në komisionin Parlamentar të veprimtarive prodhuese, tregtisë dhe mjedisit  “Për ratifikimin e marrëveshjes për lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit dhe sektorit të turizmit, Berzh – Shqipëri” synojnë përmirësimin e aksesit të financimit në këta dy sektorë.

Sipas Ministres së Bujqësisë, Milva Ekonomi, këta ndryshime u japin mbështetje iniciativave që vijnë nga projektet e IPARD.

Marrëveshja parashikon lehtësimin e agrobizneseve dhe bizneseve që operojnë në fushën e turizmit për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë