Ekonomi

Çmimet në Shqipëri në nivel me BE-në

Në raport me vendet e BE-së, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Shqipëri është pothuajse i njëjtë me luhatje të vogla dhe i njëjtë me mesataren e përcaktuar, 1.3%.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit gjatë muajit shkurt u rrit me 1.4% në matje mujore dhe 1.3% në raport vjetor. Rritja më e madhe çmimeve ndodhi në grupimin e duhanit dhe pijeve alkoolike me 2.4%, ushqimet dhe pijet jo-alkoolike me 2.3% dhe çmimet e  sektorit të shëndetit me 1.7%.

Në krahasim me një muaj më parë, gjatë shkurtit produktet me rritje më të lartë çmimi nisin me ushqimet dhe pijet jo-alkoolike me 3.5%, ndjekur nga pijet alkoolike dhe duhani me 0.5%  dhe transporti me 0.4%. Ulje pati grupi i argëtimit dhe kulturës që ra me 0.5%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë