Diabetikët rrezikojnë nga ndërlikime të rënda shëndetësore siç mund të jenë dëmtimet e syve, zemrës dhe këmbëve.
Ekspertët nga Amerika analizuan të dhënat shëndetësore dhe dietike për më shumë se 10,500 të rritur që u regjistruan në Anketën Kombëtare të Shëndetit dhe Ekzaminimit të Ushqimit për të parë se si koha dhe kohëzgjatja e konsumit ditor ndikon në faktorët e rrezikut diabetik.
Ky studim u frymëzua nga studimet e kaluara që treguan se ‘ngrënia e kufizuar në kohë’ përmirëson shëndetin metabolik.
“Ne kemi gjetur njerëz që filluan të hanin më herët gjatë ditës dhe kështu kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak”, tha autorja e studimit dhe endokrinologia Marriam Ali i Universitetit Northwestern në Çikago, Illinois.
“Me një rritje të çrregullimeve metabolike të tilla si diabeti, ne donim të zgjeronim të kuptuarit tonë të strategjive ushqyese për të ndihmuar në adresimin e këtij shqetësimi”, tha ajo.
Ata i ndanë pjesëmarrësit në gjashtë grupe bazuar në kohëzgjatjen e tyre totale të ushqyerjes, më pak se 10 orë gjatë ditës, 10-13 orë dhe më shumë se 13 orë dhe nga fakti nëse ata hëngrën për herë të parë çdo ditë para ose pas orës 8:30 të mëngjesit.
Studiuesit pastaj krahasuan secilin grup për të kuptuar se si kohëzgjatja dhe koha e konsumit ditor mund të ndikojë në nivelet e sheqerit në gjak dhe nivelet e vlerësuara të rezistencës ndaj inulinës.
Ata zbuluan se rezistenca ndaj insulinës ishte më e lartë në mesin e atyre që hëngrën për një kohëzgjatje më të shkurtër gjatë gjithë ditës dhe më e ulët në të gjitha grupet që filluan të hanin para orës 8:30 në mëngjes.
“Këto zbulime tregojnë që koha është më e lidhur me masat metabolike sesa kohëzgjatja dhe mbështesin strategjitë e ngrënies herët në mëngjes”, përfundoi Ali.
*Gjetjet e plota të studimit po paraqiten në ENDO 2021, takimi vjetor i Shoqërisë Endokrine, i cili do të mbahet nga 20–23 Mars, 2021.
Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje