Kosova

Glauk Konjufca kryetar Kuvendi. Të gjithë emrat e qeverisë Kurti

Glauk Konjufca do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetarja e Kuvendit që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alberie Nagavci.

“Ne tashmë i kemi numrat për votimin e qeverisë, përveç 58 deputetë të LVV, janë edhe 2 deputetë, Emilia Rexhepi dhe Elbert Krasqini, pra janë 60 deputetë. Kemi 3 deputetë të tjerë nga komunitet jo shumicë jo serbe”, u shpreh zonja Nagavci.

Zonja Nagavci ishte e rezervuar në dhënien e informacionit për postet e tjera të qeverisë, por tha se 5 gra do jenë pjese e qeverisë dhe njëra prej tyre do të drejtojë ministrinë e Punëve të Jashtme.

Mediaat kanë zbardhur disa prej emrave të kabinetit qeveritar ‘Kurti 2’.

  • Albin Kurti – Kryeministër
  • Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër
  • Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme
  • Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës
  • Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë
  • Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë dhe Industrisë
  • Arbërie Nagavci – ministre e Arsimit e Shkencës
  • Hajrullah Çeku – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
  • Faton Peci – ministër i Bujqësisë
  • Liburn Aliu – ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 58 deputetë në kuvendin e ardhshëm, por për krijimin e qeverisë i duhen të paktën 61 vota. Seanca konstituive e Legjislaturës së re do të mbahet më 22 mars, ndërsa pas saj pritet votimi i qeverisë së re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë