Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, u bën thirrje qeverive se duhet të sigurohen që të hartojnë planin e tyre të përbashkët të shpenzimeve për të siguruar rimëkëmbjen e rajonit nga pandemia.
“Fondi i rikuperimit prej 750 miliardë euro duhet të bëhet funksional pa vonesë. Politika fiskale do të forconte transmetimin e masave të politikës tonë monetare.”- u tha Lagarde ligjvënësve në Parlamentin Europian.
Ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian të përfundojnë planet e tyre të shpenzimeve në javët e ardhshme.
Qeveritë kombëtare aktualisht janë në bisedime me Komisionin Europian se si të shpenzojnë fondin e përbashkët, dhe disa plane janë gjykuar të papërshtatshme deri më tani.
Ekonomia e zonës euro tashmë ka mbetur prapa SHBA-së për shkak të shtrirjes së ngadaltë të vaksinave, e ndërlikuar tani edhe më shumë nga pezullimi i vaksinës “AstraZeneca” në disa shtete anëtare.
BQE po rrit rimin e programit të saj të blerjes së obligacioneve për tre muajt e ardhshëm për të parandaluar rendimentet më të larta, por kjo po dëmton akoma më tej rimëkëmbjen ekonomike.
Legarde u tha ligjvënëse se tashmë është e qartë që rikuperimi i ekonomisë do të jetë i vështirë edhe në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Komentet e saj erdhën pasi anëtari i Sllovakisë në Këshillin Drejtues të BQE-së, Peter Kazimir, shprehu shqetësimin se BE po nxit stimulin e tij fiskal shumë ngadalë në krahasim me SHBA-në.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje