Eksportet e vendit tonë po rimarrin veten pas një rritje të ndjeshme me 4.4% gjatë muajit shkurt në krahasim me muajin janar 2021. Sipas raportit të Instat, në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë rezultati është ulur me 0.9%. të ardhurat totale të eksportit gjatë shkurtit 2021 llogariten 25 miliardë lekë.

Importet gjatë shkurtit 2021 u rritën me 15% krahasuar me janarin e të njëjtit vit dhe u rritën me 0.9% në krahasim me shkurtin e 2020-ës. Importet arritën vlerën e 52 miliardë lekë. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 2.7 %, krahasuar me Shkurt 2020 dhe me 26.7 %, në krahasim me Janar 2021.
Pozitivisht në eksportet e shkurtit ndikua rritjet në grupet, materiale ndërtimi dhe metale me rritje 4.9%, ushqime, pije, duhan me 1.9% rritje dhe produkte kimike/plastike me 0.3%. Rënia e eksporteve u ndikua nga grupet e tekstileve dhe këpucëve me rënië 7.6%, artikujt e lëkurës me rënie 0.5% dhe lëndët e drurit dhe letrës me rënië 0.4%.
Gjatë muajit Shkurt 2021, rritja e importeve prej 0.9 %, krahasuar me Shkurt 2020, është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 4.0%, produkte kimike dhe plastike me 1.9%, ushqim, pije, duhan me 0.7%”. Në ndryshimin e importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike me 3.%, tekstile dhe këpucë me 1.6%, lëkurë dhe artikuj prej tyre me 1.0%.

Ndër vendet me të cilat Shqipëria pati eksportet, rritje më të madhe pati me Kosovën, Greqinë dhe Kinën, në kraahsim me shkurt 2020. Eksportet u ulën me Italinë, Spanjën dhe Greqinë.
Importet u rritën me Italinë, Gjermaninë dhe Turqinë. U ulën me Greqinë, Poloninë dhe Spanjën.
Në dymujorin e parë të vitit 2021 eksportet arritën vlderën e 49 miliardë lekë ndërsa importet 98 miliardë lekë. Për këto dy muaj deficiti tregtar llogaritet 49 miliardë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje