Kosova

Drejt shumicës, Kurti e Osmani sigurojnë 59 vota në Kuvend

Vota e deputetit të komunitetit pakicë të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve në Kosovë do të shkojë në mbështetje të Qeverisë së Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit si Presidente.

Elbert Krasniqi i zgjedhur nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës është takuar mesditën e së martës me kreun e Vetëvendosjes dhe Presidenten Osmani. Në përfundim të këtij takimi, Krasniqi ka deklaruar se do të votojë pro qeverisë “Kurti”.

“Diskutuam për procedurat dhe hapat në vijim për krijimin e institucioneve. IRDK, siç e dini është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet dhe vota jonë do të jetë për krijimin e Qeverisë Kurti dhe votë për Presidenten Osmani”, ka thënë Krasniqi.

Elbert Krasniqi është përfaqësues i komunitetit egjiptian në Kosovë. Në legjislaturën e kaluar ai ishte pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Me mbështetjen që i ofroi këtë të martë Albin Kurtit, kreu i VV-së ka të sigurta deri më tani 59 vota, nga 61 që i duhen për të marrë shumicën në Kuvend.

Mbledhja e parë e Kuvendit të ri pritet që të mbahet më 22 mars.

Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian. gjatë legjislaturës së kaluar ishte pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë