Futboll

Hajdutët i marrin peng familjen, Di Maria lë fushën i terrorizuar

Mbrëmje terrorizuese për Angel Di Marian, familja e të cilit është “viktimë” e një vjedhjeje të dhunshme. Hajdutët kanë marrë peng familjen e argjentinasit, që në atë moment ishte në fushë me PSG-në.

Lojtari u zëvendësua në minutën e 62-të të ndeshjes me Nantën, ku parisienët humbën. Pak minuta më parë, drejtori sportiv Leonardo zbriti nga tribuna për të lajmëruar trajnerin Poketino në lidhje me atë që kishte ndodhur me familjen e Di Marias, i cili menjëherë iu drejtua dhomave të zhveshjes.

Momenti kur Di Maria lë fushën dhe flet me trajnerin Poketino. Gazeta Si, 15 mars 2021

Jo vetëm Di Maria. Një bandë hajdutësh ka hyrë edhe në shtëpinë e prindërve të Markuinjos, sipas “RMC Sport”. Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe muajin e kaluar në shtëpinë e Mauro Ikardit, edhe në atë raste në kohën kur luhej ndeshja.

“Jemi të zhgënjyer se humbëm, – tha Poketino në konferencë shtypi pas ndeshjes, – por skuadra ishte e shqetësuar për atë që me siguri jeni vënë në dijeni. Nuk është justifikim, por pati një rënie energjie të pazakontë. Kemi folur me futbollistët, por jo për çështje futbolli. Ka situata jashtë futbollit, që kanë më shumë rëndësi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë