Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar të enjten krerëve të partive politike në Kosovë që të zhvillojnë takime rreth formimit të institucioneve.
Në disa letra të publikuara nga zyrtari i kësaj partie, Arlind Manxhuka, kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, kanë thënë se është shumë e rëndësishme të nisë puna për formimin e qeverisë, pas reflektimit të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Letrat u janë dërguar krerëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe atyre të komuniteteve.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit Vjosa Osmani, e cila ka garuar në kuadër të listës së Vetëvendosjes, duke marrë më shumë vota se cdo kandidat tjetër, plot 300.788, edhe pse nuk kandidonte për posten e kryeministres.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, i cili nuk mund të përfshihej në listat zgjedhore, ka siguruar 58 vende parlamentare në legjislaturën e re.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




