Shendet

Në këtë fillim marsi ranë infektimet bashkë me testimet

Pas një muaji me shifra rekord në infektime dhe vdekje, fillimi i marsit në vendin tonë paraqet një pamje  statistikore më të qetë. Në ditët e para të marsit shifrat e infeksioneve duket se janë në rënie por kjo vjen si shkak i uljes së numri të testimeve në ditë. Që prej fillimit të muajit mars numri i testimeve është ulur me rreth 1000, edhe pse thirrja e ekspertëve ka qenë gjithmonë që testimet duhet të shtohen.

Në shkurt mesatarja e përqindjes së pozitivitetit ishte rreth 27%. Ndërsa në një javë e gjysmë të marsit mesatarja e përqindjes së pozitivitetit ka zbritur në rreth 24%. 

Ndryshe nga ulja e rasteve të reja, shifrat e vdekjeve dhe të shtrimeve në spitale vijojnë të jenë të larta. Përgjatë kësaj periudhe shifrat e vdekjeve nuk kanë zbritur nën 13 persona në ditë dhe numri i të shtruarve në spitale ka qenë rreth 600, ndërsa në intubim përgjithësisht kanë qenë rreth 40 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë