Edhe pse partia e tij është përfshirë në një sërë parregullsish zgjedhore, Ramush Haradinaj ka kërkuar sot një rinumërim total të të gjitha votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) ka kërkuar të enjten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumërim dhe dënimin e keqpërdorueseve të votave.
Ai u ka thënë mediave se AAK-ja është e shqetësuar me keqpërdorimet e votave, që kanë ndodhur në disa raste nga komisienarë, të cilët i ka konsideruar të papërgjegjshëm.
“Kërkojmë nga organet e rëndit, ligjit dhe hetuesisë që kriminelet e votës të të gjitha partive të përfundojnë në burg. Ne nuk kontestojmë rezultatin e zgjedhjeve, nuk e di pse dikush duhet të jetë kundër rinumërimit”, ka thënë Haradinaj.
Pas ngritjes së dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ministrja e AKK-së Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë dorëheqjen nga posti kryediplomates së Kosovës dhe nga funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Dorëheqja e saj erdhi pas publikimit të një video-incizimi në media, ku bashkëshorti i saj, Dardan Stublla, shihet duke blerë vota në emër të saj me dyshimet për manipulim të votave me kusht dhe me postë në favor të Haradinaj-Stubllës.
KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 4 mars por certifikimi i tyre mund të marrë edhe disa ditë, për shkak të akuzave për vjedhje votash jo vetëm ndasj ministres së Jashme por edhe të figurave nga forca të tjera politike.
Ankesa e parë ndaj Haradinaj-Stubllës u ngrit nga Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga partia e saj, AAK-ja. PZAP-ja ka dërguar në rinumërim të gjitha votat me kusht dhe ato me postë të AAK-së, pasi Gjergjaj pretendon se gjatë numërimit të këtyre votave ka ndodhur parregullsi, që i kanë kushtuar asaj me humbjen e postit të deputetes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




