Politkat e Bankës Qendrore Europiane konsistojnë në ndërhyrjet verbale. “Cfarëdo që të ndodhë”, thoshte Mario draghi dikur, kur ishte në krye të BQE-së.
Javet e shkuara përfaqësuesit e Bankës bënë thirrje të mos rriten yield-et e obligacioneve sepse është e panevojshme. Ndërkohë vetë BQE-ja bleu shumicën e obligacioneve që të shmangte një kolaps ekonomik.
Ditëve të fundit, yield-et u rritën sërish pasi besohet se do të ketë një inflacion bazuar mbi shtrëngimin e politikave monetare nga kushtet e pandemisë.
Rritja e obligacioneve nënkupton që qeveria do të paguajë kosto më të larta kur t’i kthejë huatë, por edhe bizneset pagujanë më shumë kur blenë obligacionet.
Ekspertët e bankës Europiane janë shprehur se vetë Banka duhet të ndërhyjë me një rritje efektive dhe të dobishmë të obligacioneve dhe për më tepër të qatësoje më shumë nocionet e kushteve të financimit.
Inflacioni ndodhi në nivele më të mira nga e ishin parashikuar, por vihet re një tendencë reflacioniste si pasojë e rihapjes së ekonomive dhe tregjeve botërore pas pandemisë.
Ekonomistët në vende të ndryshme e akuzojnë Bankën Qëndrore të Europës për “fshehje” të inflacionit pasi nuk tregoi se ai është rritur dhe nuk konstaton parashikimin e rritjes me 2%.
Vlera e blerjes së obligacioneve nga BQE-ja ra në 11.9 miliardë euro nga 12 miliardë që ishte javën e parë të marsit dhe shumë larg nga mesatarja e vendosur prej 18 miliardë eurosh. Ngjarje që dëmtojnë edhe yield-et e huave.
Shitja me vlerë të ulët gren dyshimet nëse BQE-ja neglizhoi rritjen e yield-eve ose po priste një “mbulim” nga Këshilli Drejtues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje