Me paketën e re stimuluese të Presidentit Joe Biden për rimëkëmbjen ekonomike, fuqia me e madhe e ekonomisë globale do të rritet më shpejt se sa pritej.
Kjo gjë do ta linte pas Europën sipas parashikimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim(OECD).
Organizata me bazë në Paris, u shpreh se tani pret që prodhimi global të rritet mbi nivelet para-pandemike deri në mes të vitit 2021 pasi ekonomitë e mëdha treguan një qëndrueshmëri më të madhe në fund të vitit 2020.
Modelet e OECD tregojnë se masat e Biden do të rrisin prodhimin nga 3% në 4% në vitin e parë të plotë të paketës.
Kostot e huamarrjes në SHBA dhe çmimet e naftës janë kthyer në nivelet e para krizës në javët e fundit, duke dërguar sinjale nëpër tregjet globale.
Por Europa është në një rrugë më graduale pasi kufizimet e vazhdueshme të qeverisë po ndikojnë shumë.
Parashikimet e OECD për këtë vit dhe vitin e ardhshëm janë që disa ekonomi europiane, duke përfshirë Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kompesojnë paratë e humbura as në 2022.

Të dhënat e PBB-së në zonën e euros treguan se rajoni me 19 anëtarë u tkurr me 0.7% në tre muajt e fundit të vitit 2020.
OECD tha se ka “rreziqe të konsiderueshme” pasi vendosja më e shpejtë e vaksinës mund të rrisë më tej shpenzimet dhe besimin, por mutacionet e virusit gjithashtu mund të prishin betejën kundër pandemisë, duke shkaktuar humbje më të mëdha të punës dhe më shumë dështime të biznesit.
“Prioriteti kryesor i politikës është të sigurojë që të gjitha burimet e nevojshme të përdoren për të prodhuar dhe vendosur plotësisht vaksinat sa më shpejt të jetë e mundur në të gjithë botën, për të shpëtuar jetë, për të ruajtur të ardhurat dhe për të ndaluar ndikimin negativ të masave kufizuese.”- tha OECD.
Ajo përsëriti që qeveritë nuk duhet të shtrëngojnë politikat shumë shpejt, siç ndodhi pas krizës financiare globale.
“Për Rezervën Federale, kjo do të thotë se ajo duhet të përdorë mjetet mesatare të shënjestrimit të inflacionit për të shmangur rritjen e menjëhershme të normave.”-tha ajo.
OECD vlerëson se ndikimi i qëndrueshëm në inflacion nga plani stimulues do të jetë “modest” përtej vitit 2022.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje