Ekonomi

Gratë si forcë pune mund të rrisin ekonominë botërore me 20 trilionë dollarë

Ekonomia globale mund të rritet me 20 trilionë dollarë nëse gratë punësohen dhe edukohen në të njëjtat nivele me burrat.

“Bloomberg” tregoi se gratë mund të  “ndezin një zjarr” në ekonominë botërore nëse politikat e edukimit, punësimit dhe sigurimeve të tyre ndryshojnë.

Nga studimi që mori në vëzhgim 36 shtete me ekonomi të zhvilluar, rezulton se globalisht 58.4% e grave nga mosha 25-64 vjecare janë në marrëdhënie pune në krahasim me 91% të burrave.  

Gjinia femërore kontribuoi në daljen nga recesioni i fundit ekonomik në SHBA, ndërsa momentalisht e ka në dorë atë. Ekspertët e quajnë “i pari recesion femëror në histori”.

Gjatë pandemisë shumë gra hoqën dorë nga tregu i punës për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi të cilëve iu mbyllën shkollat. Shkurti pati një rritje të lehtë të rikthimit të tyre në punë.

India renditet si vendi me përfshirjen më të ulët të grave në tregun e punës, rreth 16%. Barazimi i forcës së punës midis grave dhe burrave në Indi mund të rrisë me 30% PBB-në e vendit të tyre deri në vitin 2050.

“Për të shtuar forcën e punës, qeveritë duhet edhe të riformojnë modelet e tyre ekonomike,që ekonomia ta pranojë rritjen e punës,”-shtoi ekonomistja.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë