Ekonomi

Ndryshimi i sjelljes konsumatore në vend rriti inflacionin me 1.1%

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 1.1% gjatë muajit shkurt në krahasim me muajin janar. Ndryshimi vjetor i indeksit është 1.2%.

Cfarë vihet re nga të dhënat e publikuara nga INSTAT është rritja e nivelit të grupit të produkteve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” që kanë kontribuuar me 0.15% duke u renditur në vendin e dytë pas grupit të “Ushqime dhe pije joalkoolike“ të cilat kanë kontribuuar me 1.06%, duke lënë pas “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.5%  kontribut.

Në ndryshimet vjetore gjithashtu ushqimet, pijet, mobiljet, pajisjet për mirëmbajtjen e shtëpisë kanë pësuar rritjen më të madhe të çmimeve. Sjellja konsumatore ka ndryshuar gjatë vitit të pandemisë, por vetëm tani po japin efektin.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë