Drejtësia

GJKKO jep vendimin, dënohet me burg gjyqtari Luan Daci

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me burg anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Daci.

Mësohet se GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënoi Dacin me gjashtë muaj burg.

Por ky dënim i është konvertuar Luan Dacit në 12 muaj shërbim prove.

Nga ana e tij, gjyqtari Luan Daci ka thënë se “nuk do të largohem nga KPA”.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë