Presidenti Aleksandër Vuçic ka deklaruar të dielën se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën pasi sipas tij, gjithçka që duan shtetet perëndimore nga Beogradi përshtatet në një fjali – njohja e pavarësisë.
Pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, presidenti Vuçic theksoi se ai pret që dialogu të vazhdojë në fillim të majit, por tha se Serbia është në një pozitë të pashpresë.
“Serbia është në një pozitë të pashpresë, jo sepse nuk ka qenë kurrë kështu, por është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja t’u thosha të gjithë qytetarëve se në të gjithë hemisferën perëndimore presin që Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe ky është thelbi i gjithë procesit. Gjithçka që ata duan nga ne përshtatet në një fjali, gjithçka tjetër është e parëndësishme. Nuk ka ndryshuar shumë, përveç se kjo dëshirë do të jetë më e theksuar dhe madje më drastike se më parë”, u shpreh Vuçic.
Ai tha se do të insistojnë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që përfshin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Ne do të presim që kjo të ndodhë”, tha Vuçiq.
Ai tha se në këtë drejtim, u referohet fjalëve të përfaqësuesve evropianë, si dhe të dërguarit special Miroslav Lajçak i cili tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



