Ekonomi

Aeroporti i Vlorës do të mbajë firmën e Behgjet Pacollit

Kompania fituese që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës do të jetë Mabco Construction, një bashkim i dy kompanive zviceriane me vlerë investimi rreth 104 milionë euro.

Ky aeroport do të mbajë firmën e Behgjet Pacollit, ish president dhe ish zv/kryeministër i Kosovës, por edhe biznesmen në fushën e ndërtimit i cili ka 50% të aksioneve tek Mebatex Group.

Në garë gjithashtu ishte dhe Alde Corporation LTD e cila nuk fitoi për shkak se nuk kishte përmbushur asnjë nga kriteret teknike si dhe për shkak të mungesës së eksperiencës.

Operatori i kompanisë fituese është YDA Group me 48% të aksioneve dhe 2A Group SH.PK me 2% të aksioneve.

Eksperienca e këtij konsorciumi është me 6 aeroporte të ndërtuara nëpër botë dhe vlera e investimit e ofruar është 103.966.030 Euro.

Negocimi me konsorciumin për të arritur firmosjen e marrëveshjes do të nisë që nga dita e hënë.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh që ndërtimi i këtij aeroporti do të hapë shumë mundësi punësimi për njerëzit dhe se aty do të kërkohen profile të ndryshme punësimi.

“Sot ne kemi fituesin dhe jam shumë i lumtur që baza e këtij  konsorcumi është një kompani e famshme, me vepra fantastike, një kompani që ka flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Jam i lumtur që Behgjet Pacolli ka më në fund mundësinë të investojë dhe të bëjë diçka për Shqipërinë.

Më vjen mirë se duke pasur një kompani shqiptare, një partner si Behgjet Pacolli   kemi mundësinë ta vëmë para përgjegjësisë së madhe dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompanitë e huaja”- tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë