Kosova

A do ta hapë Kosova ambasadën në Jeruzalem? “Vetëvendosje” del me qëndrim zyrtar

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një qëndrim të prerë, pasi vendimi për vendndodhjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem është ende në proces shqyrtimi.

Deklarata LVV u bë pas takimit të Albin Kurtit me ambasadorin turk në Kosovë Çagri Sakar.

“Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Në këtë njoftim të VV-së thuhet se ambasadori Sakar uroi Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se Turqia është e interesuar të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme.

“Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik”, vijon deklarata.

Më herët, reagoi edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që u shpreh se mirëpret vendimin e partitë që Kurtit për të shqyrtuar vendimin e Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jeruzalem.

Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të ishte  gjëja e dobishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë