Ekonomi

Rama publikon planin 3D të hekurudhës Tiranë-Durrës (Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook videon me planin 3D të hekurudhës së projektuar Tiranë-Rinas-Durrës.

Ky projekt do të realizohet me ndihmën e Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

‘’Më në fund do të nisë ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjecare,’’- ka shkruar Kryeministri pranë videos së publikuar.

Kontrata me BERZH-in e firmosur në fillim të muajit shkurt planifikon kohëzgjatjen e këtij projekti deri ne verën e 2023-shit. Granti i dhënë nga BERZH për këtë projekt është 36.6 milionë euro dhe synon punësim të 2200 njerëzve dhe reduktim të kohës së përshkrimit midis dy qyteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë