Shendet

Vaksina ndihmon edhe të prekurit nga post-Covid

Ekspertët e shëndetit publik në Britani kanë vlerësiar se 1 në 10 persona kanë lodhje, dhimbje koke dhe ethe një muaj pasi kalojnë koronavirusin. Ekspertët thonë se kjo mund të jetë për shkak se vaksinat ‘rivendosin’ sistemin imunitar, ose për shkak të një ‘presioni psikologjik’ nga marrja e vaksinës.
Ka pasur thirrje që qeveritë të mendojnë seriozisht këtë proces,  pasi ka persona që kanë frikë të bëjnë vaksinën pasi mund të kenë efekte anësore afatgjatë. Një zyrtar i Organizatës Botërore shpjegoi se “Long Covid” është shumë i rëndësishëm dhe duhet marrë seriozisht.
Profesori Ian Hall, i cili drejton një klinikë me pacientët që përjetojnë LongCovid në Nottingham, tha se ai tashmë është kontaktuar nga disa pacientë të cilët thanë se simptomat e tyre u përmirësuan pasi morën dozën e tyre të parë.
Ai ka shpjeguar se ishte e mundur që efektet të vinin nga vaksina duke u dhënë personave një presion psikologjik. 
“Unë mendoj, ka mjaft këtu për të treguar se mund të ketë disa pasoja të vaksinës, me sa duket duke ndryshuar ekuilibrin imunologjik, i cili po kontribuon në zgjidhjen e inflamacionit të pacientëve në gjendje të lehtë, gjë që po i bën njerëzit të ndihen më mirë,” shpjegoi eksperti.

Një sondazh mbi 470 të sëmurë me Covid të zgjatur, të cilët kanë kaluar dy deri në gjashtë javë pasi morën vaksinën e tyre, zbuluan se rreth 32 përqind që simptomat e tyre u përmirësuan dhe pesë përqind thanë që nuk kishin më simptoma.
Rreth 18 përqind thanë se ndiheshin më keq dhe 50 përqind thanë se ndiheshin njësoj si më parë.
Profesori Charles Bangham, një imunolog në Kolegjin “Imperial në Londër tha se vëzhgimet ishin shumë interesante.
“Aktualisht këto janë vetëm anekdota dhe do të duheshin studime të shumta për t’i vërtetuar por anekdotat ndonjëherë mund të tregojnë rrugën për zbulime të rëndësishme,” tha eksperti.
Burimi:Daily Mail/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë