Kosova

Kurti thirrje AKP-së: Mos sfidoni qeverinë me privatizimet

Kandidati për kryeministër në Kosovë Albin Kurti i ka bërë kërkesë bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të mos sfidojë strukurat qeveritare me privatizimet dhe likuidimet në kundërshtim me vendimet në fuqi.

Sipas Kurtit, në momentet kur shteti i Kosovës nuk ka një qeveri, AKP po mundohet të privatizojë në kundërshtim me ligjin për të krijuar hipotetikisht një tjetër burim të ardhurash.

“Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion. E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, shkruan Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë