Kosova

Kosova e vetmja në Ballkan që nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine kundër Covid-19

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka siguar as edhe një dozë të vetme vaksine anti-covid, duke mbetur k

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka siguar as edhe një dozë të vetme vaksine anti-covid, duke mbetur kështu shumë prapa fqinjëve të saj. Shqipëria ka marrë deri më tani gati 8 mijëdoza nga Pfizer, Maqedonia e Veriut po ashur 8 mije doza që i janë dhuruar nga Serbia, Mali i Zi 7 mijë doza nga Rusia, Serba gati milionë doza dhe Bosnja 2 mijë doza të vaksinës Sputnik. Por Prishtina është i vemti vend në rajon që nuk ka nisur vaksinimin dhe ndodhet në pritje të dozave të Covax. Kosova pret rreth 20 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Më 5 janar, në një postim në Facebook, ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj pati konfirmuar sigurimin e 500,000 vaksinave kundër COVID-19 nga kompania farmaceutike Pfizer. Por, kjo kompani ka deklaruar se negociatat me Kosovën po vazhdojnë ende.

Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës , të mbajtur të hënën, pothuajse nuk u diskutua fare se kur do të fillojë vaksinimi, edhe pse Zemaj tha se “angazhimi ynë ka qenë maksimal për sigurimin e vaksinës në sasi të mjaftueshme për 75 për qind të popullsisë”.

Fatmire Mulhaxha -Kollçaku, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është edhe epidemiologe, tha se vonesat e arritjes së vaksinës kundër COVID-19, po ndodhin për shkak të papërgjegjshmërisë të qeverisë dhe mosmenaxhimit të duhur të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministri e ka obligim të dalë para qytetarëve dhe të deklarojë se kur do të furnizohet Kosova me vaksina dhe kur do të vaksinohen qytetarët. Nuk ka mundësi që të iket nga kjo përgjigjje sepse tashmë për një kohë të gjatë kanë deklaruar janë në bisedime, por vaksinat ende mungojnë”, tha Mulhaxha- Kollçaku.

Epidemiologu Ilir Tolaj, thotë se vonesa e sigurimit të vaksinës për qytetarët e Kosovës është shqetësuese. Sipas tij, kjo situatë bëhet më shqetësuese kur shihen zhvillimet dhe sigurimi në masë të madhe të vaksinave nga vendet e rajonit.

“Në një anë kemi pasur deklarata se vaksinat janë siguruar, madje që ka kontrata e para-kontrata për numër të madh të vaksinave deri në 500 mijë, por në realitet po del se asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë, gjë që tregon për një jotransparencë e josinqeritet të autoriteteve karshi qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, tha Tolaj.

Tolaj shprehet se Kosova është vonuar shumë në fillimin e kontakteve dhe arritjen e kontratave me kompanitë përkatëse prodhuese të vaksinave. Ai thotë se kontaktet është dashur të nisin e verën e vitin 2020. Kjo vonesë sipas doktorit Tolaj, ka pasoja.

“Vaksinimi sa më i hershëm i popullatës, fillimi i vaksinimit të grupeve të rrezikut me siguri do të kontribuonte që e gjithë situata me pandeminë të lehtësohet, do të kontribuonte që rastet, të cilat janë më të rrezikuara të mos sëmuren”, tha Tolaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë