Ekonomi

INSTAT: Trendi i vizitorëve në strukturat akomoduese, me ulje për 2020

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 ka ndikuar edhe në strukturat akomoduese duke e ulur numrin e vizitorëve me 41.2% në krahasim me tremujorin e katërt të 2019.

Vihet re që numri i netëve të qëndrimit është ulur me 58,4% nga 2019.

Numri më i lartë i netëve të qëndrimit është realizuar:

-Sipas Rajoneve në “Rajonin Qendër”  (54,1 %);

-Sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo bregdetare” (71.6 %);

-Sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (93,0 %).

Treguesit e numrit të këtyrë rezidentëve tregojnë që po ndjekin të njëjtin trend me rënie në krahasim më vitin 2019.

Në numrin e  netëve të  qëndrimit është shënuar një rënie gjatë tremujorit të katërt të 2020.

-Numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është ulur me 64,5 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019;

-Numri i netë qëndrimeve nga jo-rezidentët është ulur me 48,8 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019;

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rënie 53,3 %

– në Zonat Jo bregdetare duke rënë me 45,1 %,

-në Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive duke rënë me 60,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

 Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është ulur me 4.8% në krahasim me vitin 2019.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 4,5 %, kundrejt 15,3 % që ishte në tremujorin e katërt 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë