Në këtë paraqitje grafike duket se përgjatë ditëve më të ftohta që ka përjetuar Shqipëria, ka pasur edhe një rritje të shifrave të infektimeve. Dy muajt e fundit kanë qenë nën presionin e rrymave të ftohta dhe të acarta. Temperaturat kanë qenë të ulëta deri në -15 gradë celsius dhe kanë dhënë impakt në 95% të vendit.
Më herët epidemiologu Ilir Alimehmeti ka shpjeguar për Gazetën “Si” se moti i ftohtë është një ndër arsyet e numrit të lartë të rasteve.
Sipas Alimehmetit, Covid-19 është një virus respirator për të cilin dihet se ka një problematikë të shtuar gjatë muajve të dimrit.
“Në Shqipëri në muajin janar na erdhi dimri, nuk kishim një dimër të “vërtetë” në atë moment për të paktën për zonat e ulëta. Dimri do të ndikojë sepse favorizon virusin, duke i lënë mundësi të jetojë më shumë nëpër ambiente. E dyta, vetë temperatura e ftohtë ul imunitetin e njeriut dhe ajo që është shumë e rëndësishme, bën që njerëzit të qëndrojnë brenda. Ambiente të brendshme, detyrimisht më shumë kontakte me njëri-tjetrin dhe ajrosja nuk është e mundur aq sa është e mundur në ambiente të jashtme,” i tha Alimehmeti Gazetës “Si”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.