Kosova

Presidenti Biden uron Osmanin: Kosova zë një vend të veçantë për familjen time

Joe Biden, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një letre ka uruar sot Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin, për 13-vjetorin e Pavarësisë.

Në këtë letër ai thekson se ka një lidhje të fortë me Kosovën dhe marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij amerikan do të mbeten të forta.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës. Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës kur djali ynë i ndjerë, Beau Biden, punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkruan Biden mes të tjerash në letrën për Osmanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë