Kosova

Vetëvendosje: Presim fitore, qytetarët të mos festojnë në sheshe

Lëvizja Vetëvendosje duke se po shkon drejt fitores më të madhe në historinë e saj, duke udhëhequr në me gati dyfishin e votave në çdo qendër votimi.

Megjithatë, Vetëvendosje ka ftuar qytetarët në një konferencë për media që të mos mblidhen në rrugë për të festuar, pas përfundimit të procesit të votimit, por të festojnë në shtëpitë e tyre.

Zyrtarja e VV-së, Albulena Haxhiu thotë se Albin Kurti është duke pritur rezultatet e zgjedhjeve dhe theksoi se fokusi i tyre është i përqendruar në ruajtjen e vullnetit të qytetarëve.

“Kam një masazh falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për qytetarët. Dalja e tyre në zgjedhje ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. I ftoj qytetarët e Kosovës që festën e tyre dhe festën tonë ta bëjnë secili pranë familjes në shtëpitë tona. Është me rëndësi të mos tubohemi në sheshe dhe rrugë për shkak të pandemisë”, tha Haxhiu.

Ajo tha se janë duke pritur rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sapo t’i kenë rezultate e para, do të kenë paraqitje para mediave.

“Presim të kemi fitore të madhe dhe do të kemi bashkëpunim të mirë me opozitën në kuvend”, tha Haxhiu.

Nga rezultate e deritanishme preliminare që po publikohen në faqen e KQZ-së, VV po prin me gati dyfishin e votave Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit ishte 47 për qind, një shifër më e lartë se ajo e zgjedhjeve të vitit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë