Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.20 për qind.
Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 18.18 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 13.62 për qind të votave, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.91 për qind.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, tha nga ana tjetër se në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, partia e tij ka shënuar fitore bindëse.
Rakic tha në një konferencë për media se Lista Serbe i ka fituar të dhjetë mandatet në Kuvendin e Kosovës, të rezervuara për komunitetin serb.
“Kjo është fitore e unitetit serb, e harmonisë serbe. Kjo është provë se duam të mbetemi vetvetja”, tha Rakiq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.