Kosova

Exit Pollet e para: Vetëvendosje merr 41.8% të votave

Pak pas mbylljes së orarit zyrtar të qendrave të votimit në Kosovë, mediat në Kosovë kanë publikuar edhe exit pollet e para të realizuara nga intervistuesit në vendvotime.

Sipas një Exit Poll të realizuar nga Klan Kosova, Lëvizja Vetëvendosje (VV) i prin këtyre zgjedhjeve me 41.8%, duke marrë kështu më shumë se dyfishin e votave në krahasim me partitë e tjera të mëdha.

Partia e dytë me numrin më të madh të votave sipas parashikimeve është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 16.5% të votave. E treta me numër të afërt të votave është partia në pushtet, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 15.2% të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinaj ja vjen e katërta ku mori vetëm 7.2% të votave, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit kishte 11.5%.

Nisma në këtë Exit Poll merr vetëm 2.6% dhe nuk e kalon pragun për t’u futur në Kuvend. Ky Exit Poll nuk ka anketuar diasporën, megjithatë ka anketuar 9450 persona në 27 komuna.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë