Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të shumë të ftotha arktike- kontinentale të cilat po kushtëzojnë mot me rreshje bore intesive në vendin tonë dhe temperatura shumë të ulëta.
E Diel, 14 Shkurt 2021
Moti do të moti do te jetë me vranësira dhe rreshje bore në të gjithë vendin . Pasdite bora do të humbasë intesitet duke mbetur në juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të mëtejshme.
Temperaturat:
Zona malore -11/-6
Zona e ulët -4/1
Zona bregdetare 0/3 gradë Celcius.
Kosova, e Diel dt 14 Shkurt 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -12 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në -6 gradë Celcius.
E Hënë, 15 Shkurt 2021
Moti do të moti do te jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje graduale në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore -16/-3
Zona e ulët -8/6
Zona bregdetare -1/7 gradë Celcius.
Meteorologe: Rezarta Xhakollari/RTSh
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.