Ekonomi

Shqipëria mes vendeve turistike më të dëmtuara nga pandemia. Greqia: Të krijohen certifikatat e vaksinave

Shqipëria renditet përkrah Greqisë, Portugalisë dhe Islandës si një ndër vendet ku turizmi përbën mbi 20% të PBB-së në ekonomi

Procesi i vaksinimit në botë jep shpresë për ekonominë, por do të duhet një kohë  e gjatë për të rikthyer aktivitetet në grupe njerëzish, duke lënë përsëri në errësirë bizneset e sektorit të tretë. Pritet që turizmi të jetë më mirë se vitin që shkoi ku në qytetin e Santorinit në Greqi nga rreth 900-1000 anije vizituese qe shkojnë në sezon, shkuan vetëm 3. Studimet tregojnë që qëndrimet e vizitorëve kanë rënë me 70% nnë vendet e Europës jugore.

Pronarët e bizneseve turistike shprehen se ato po paguajnë kostot e punëtorëve dhe produkteve edhe pse nuk po marrin fitim sepse nuk e dinë se në cfarë momenti mund të nisin punën përsëri dhe duhet të jenë të përgatitur.

Greqia si vend që 21% të të ardhurave i merr nga sektori i turizmit,i ka kërkuar BE-së të krijojë një certifikatë ku personat e vaksinuar mund të udhëtojnë lirshëm me qëllimin e rritjes së aktivitetit turistik ndonëse në nivele të ulëta.   As vetë BE nuk garanton se kur do të ‘’zhduket’’ përfundimisht pandemia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë