Ekonomi

Reforma ekonomike: 3 skenarët e parashikuar nga qeveria

Këshilli i Ministrave ka publikuar në Fletoren Zyrtare programin e Reformave Ekonomike për 2021-2025 ku parashikon 3 skenare për zhvillimin ekonomik të vendit.

Skenari më shumë pranë realizimit është ai i rritjes mesatare ekonomike në terma afatmesme prej 4.9% . Në 2021 5.5%, 4.8% në 2022, 4.5% në 2023,3.9% në 2024 dhe 4% në 2025.

Në skenarin më të mirë, Këshilli i Ministrave parashikon rritje prej 6% të zhvillimit ekonomik në vitin 2021, 5.3% në vitin 2022, 5% në vitin 2023, 4.4% në vitin 2024 dhe 4.5% në vitin 2025.

Skenari më i keq është ai ku ekonomia shqiptare nuk do të zhvillohet më shumë se 4% në vitin 2021, për të vijuar me 3.3% në vitin 2022, 3% në vitin 2023, 2.4% në vitin 2024 dhe 2.5% në vitin 2025.

Skenar që do të vështirësontë prakticitetin e reformave  dhe do të pengonte uljen e nivelit të borxhit publik që momentalisht është 80% i PBB-së së vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë