Tesla njoftoi se ka investuar 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin duke ndikuar në rritjen e vlerës së tij.
Në bilancin vjetor, Tesla tregoi se e bëri këtë investim te madh për të rritur masën e fitimit dhe për t’i marrë ato fitime nga burime të ndryshme.
‘’Ne investuam totalin prej 1.5 mld pikërisht pë këtë arsye dhe do të posedojmë ‘’pasurinë digjitale’’ për një kohë të gjatë,’’- thuhet në bilanc.
Ky lajm vendosi një rekord të ri për Bitcoin me vlerë 44.100 dollarë . Bitcoin ka qenë në rritje dhe e nëntëfishoi vlerën e tij që nga rënia që pësoi Marsin e kaluar, edhe pse ekziston frika e një ‘’flluske’’ në kriptomonedhë.
Tesla shtoi se në të ardhmen Bitcoin do të përdoret si formë pagese për produktet e saj.
Kompania e makinave është përdoruesja më e re e Bicoin pas PayPal dhe disa kompanive me produkte shtëpiake. Ekspertët mendojnë se njoftimi i Tesla-s do të nxisë dge kërkesat nga kompani të tjera.
‘’Investitorët dhe industritë do të shikojnë nëse kompanitë do të ndjekn rrugën e Tesla dhe PayPal e do t’ju baskohen apo do të qendrojnë vetëm këto emra në fushën e kriptomonedhës,’’- tha analisti Wedbush.
Burimi: Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.