Ekonomi

Papunësia afatgjatë pranë kulmit historik në SHBA

Papunësia afatgjatë po shkon drejt një kulmi historik në SHBA. Punëtorët konsiderohen se do të jenë të papunë “afatgjatë” kur periudha e tyre e papunësisë është më e lartë se 6 muaj. Sipas ekonomistëve të punës, kjo është një periudhë veçanërisht e rrezikshme e papunësisë.


Sipas tyre, të ardhurat e familjeve mund të bien ndjeshëm, është shumë e vështirë gjetja e një pune të re, çka dëmton potencialin e fitimeve afatgjata të punëtorëve dhe ngre shanset e humbjes së punës.
Pothuajse 40% e punëtorëve të papunë në janar ishin të papunë afatgjatë- njoftoi të premten Byroja e Statitistikave të Punës në SHBA.
Ritmet janë në rritje dhe po i afrohen rekordit të shënuar në prill të vitit 2010 ku gati 46% e njerëzve ishin të papunë afatgjatë.

“Unë mendoj se ngritja aq e lartë e papunësisë vetëm përgjatë janarit është një nga gjërat më shqetësuese që shohim në raport. Akoma më shqetësuese kur shohim se fitimet në punë vazhdojnë të ngadalësohen”, tha Nick Bunker, drejtori i kërkimit ekonomik.
Aktualisht ka rreth 10 milionë vende pune më pak sesa para pandemisë.
Do të duheshin afërsisht 29 vjet per t’u kthyer në nivelet e para-recensionit në ritmin aktual të rritjes së vendeve të punës , sipas Heidi Shierholz, drejtoreshë e politikave në Institutin e Politikës Ekonomike.


“Është një vrimë masive që duhet mbushur”-,tha Shierholz, një ish-kryeekonomist në Departamentin e Punës.
Ky shqetësim ka të ngjarë të vazhdojë për të paktën një periudhë afatshkurtër, përpara përhapjes së gjerë së vaksinave dhe rimëkëmbjes të aktivitetit ekonomik.
Për bizneset kjo sigurisht është diçka e pafavorshme.
Punët mund të mos jenë të disponueshme për punëtorët në hotele, restorante ose industri të tjera të goditura rëndë.
“Sa më gjatë që të jenë papunë, aq më e vështirë është të gjejnë një punë të re”, tha Robard Williams, një zyrtar i lartë në agjencinë e vlerësimit të kredisë Moody’s.

Ka disa përfitime të vogla për individët e papunë por megjithatë kjo varet nga ligjvënësit federalë, të cilët duhet të kalojnë legjislacionin për të zgjatur përfitimet. Ndihma zakonisht zgjat deri në 6 muaj, megjithëse Kongresi Amerikan ka miratur dy herë legjislacionin për të zgjatur kohëzgjatjen e përfitimeve.
Në shumë shtete punëtorët nuk kanë marrë ende ndonjë përfitim nga zgjatjet 11-javore të ofruara nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë