Mjekët në qendrat shëndetësore të Tiranës dhe periferive kanë marrë një mesazh në fundjavë, ku thuhet se “Tamponët e shpejtë nuk do të aplikohen deri në njoftim të dytë, do të vazhdohet me metodën RT-PCR”, kjo pasi ka një mungesë të testeve të shpejta.
Gazeta “Si” komunikoi me mjekë të ndryshëm në qendrat shëndetësore në kryeqytet dhe periferi dhe të gjithë konfirmuan se për momentin po vazhdojnë vetëm me dërgesën e fundit.

Ky është mesazhi që i ka shkuar mjekëve në fundjavë dhe që e siguroi gazeta Si. Ndërkaq, burime të sigurta të Gazetës “Si” të Autoritetit Shëndetësor Rajonal, të njësisë Tiranë ku bëhet monitorimi dhe shpërndarja e testeve të shpejta, kanë treguar se në datën 5 shkurt ka qenë sasia e fundit e testeve të shpejta.
Gazeta “Si” komunikoi me Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë një informacion mbi gjendjen e tamponëve dhe Ministria njoftoi se “ka në proces për të marrë teste të tjera, por ende nuk kanë mbaruar të parat”.
Gjithashtu, në një dalje publike Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi të shtunën se deri më tani janë kryer më shumë se 80 mijë teste të shpejta në 6 qendrat e testimit në komunitet, ndërkohë që më herët ka deklaruar edhe hapjen e 4 qendrave të tjera.
Në Shqipëri erdhën në 100 mijë teste të shpejta në fund të vitit të shkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje