Moti

Ndalojnë reshjet, kthehet dielli

Sipas llogaritjeve meteorologjike nivelet dhe prurjet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por duke filluar nga fundi ditës së sotme dhe përgjatë gjithë javës do të jenë në rënie. Sot nuk priten reshje në të gjithë territorin. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, nuk pritet rrezik nga përmbytjet. Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 9-16 gradë celsius.

Në vendet e ulëta: 6-17 gradë celsius.

Në vendet malore: 4 -14  gradë celsius


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë