Shendet

Vaksina ruse 91.6% efektive kundër Covid-19

Vaksina ruse Sputnik V ka 91.6% efikasitet kundër koronavirusit, duke shënuar kështu një rezultat të ngjashëm me atë të kompanisë amerikane Moderna. Rezultatet vijnë nga provat klinike të më shumë se 20,000 personave.

Asnjë efekt anësor nuk u raportua lidhur me vaksinimin dhe shumica e efekteve anësore të raportuara ishin të lehta, duke përfshirë simptoma të ngjashme me gripin. Vaksina, e cila mbështetet nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), jepet me dy doza me largësi prej 21 ditësh. 21 ditë pas dozës së parë, u raportua 16 raste me Covid-19 nga 14,964 të vaksinuar (0,1%). Prova klinike përfshiu 2,144 pjesëmarrës të moshës 60 vjeç e lart dhe në këtë nëngrup vaksina kishte një efikasitet prej 91.8%, shkruajnë studiuesit në revistën “The Lancet”. Ashtu si vaksina e AstraZeneca, vaksina ruse bazohet në një version të modifikuar dhe të dobësuar të virusit, i cili shkakton një përgjigje imune kundër Covid-19.

Sidoqoftë, në ndryshim nga vaksina e Astrazenera, Sputnik V përdor dy adenovirus të ndryshëm njerëzor në përpjekje për të shkaktuar një përgjigje imune më të fortë dhe afatgjatë. Përdorimi i një vektori tjetër për dozën e dytë është krijuar për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të rezistencës së sistemit imunitar ndaj vektorit fillestar.

Kjo analizë përfshin vetëm raste simptomatike të Covid-19, paralajmëruan studiuesit, duke vënë në dukje se kërkohen kërkime të mëtejshme për të kuptuar efektet e vaksinës tek njerëzit pa simptoma. Përveç kësaj, pacientët u ndoqën deri në 48 ditë pas dozës së tyre të parë, kështu që qëndrueshmëria e imunitetit gjithashtu mbetet për t’u parë.

Katër vdekje u raportuan gjatë provës klinike, por nuk iu atribuuan vaksinës. Një pacient kishte një frakturë, ndërsa tre të tjerët kishin sëmundje kronike dhe kishin zhvilluar simptoma të Covid-19 katër deri në pesë pas dozës së parë të vaksinës, e cila tregonte se ishin infektuar para marrjes së vaksinës.

“Ky provë pozitive e fundit e fazës 3… është shumë inkurajuese për sa i përket efikasitetit, mungesës së efekteve anësore serioze dhe mbrojtjes që vaksina ofron tek pacientët e moshuar”, tha Stephen Griffin, profesor i asociuar në shkollën e mjekësisë në Universitetin e Leeds.

Burimi: The Guardian/ Përgatiti Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë