Kosova

Vjosa Osmani pas vendimit të Supremes: Albin Kurti do të jetë kryeministër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjykata Supreme rrëzoi ankesën e Kurtit bashkë me atë të ish ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu të cilët ankimonin vendimin e KQZ për t’i hequr nga lista e votimit.

Pas vendimit ka reaguar edhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik.

Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim.

Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!”, shkruan Osmani në “Facebook”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë