Me rritjen e fitimeve në tregun europian, drejtuesit e bankave do të jenë të parët që do të monitorohen.
Kudo nëpër botë drejtorët e bankave mundohen të shmangin hetimet rregullatore, presionin e aksionerëve dhe të pjestarëve të Bordit që mund të shkaktojnë trazira midis ‘’lojtarëve’’ të industrive të fuqishme.
Para një viti sektori bankar në Europë pësoi një tronditje të madhe, të ndjekur dhe nga skandale të tjera lidhur me liderët e tyre. Të gjitha këto situata mund t’i drejtojnë bankat në një krizë financiare që mund të zgjasë për shumë kohë.
“Gjatë pandemisë së koronavirusit, ne kemi nevojë për drejtorët e bankave që të shikojnë xhamat e përparmë dhe jo pasqyrën e pasme”, tha Joseph Dickerson, një analist në Jefferies. “Kjo krizë ka sjellë mundësi dhe sfida të mëdha strategjike për bankat , drejtuesit nuk duhet të shpërqendrohen”.
Ja emrat të cilët kanë tërhequr vëmendjen:
Ralf Hamers, shef ekzekutiv i Union Bank në Zvicër me një të ardhme që vihet në pikëpyetje pas përfshirjes së tij në një skandal për pastrimin e parave.
Jean Pierre Mustier , drejtor i UniCredit tha se do të lintë postin e tij kur të gjendet një zëvëndësues i tij, deri më datë 10 shkurt. Një kohë shumë e shkurtër, sidomos kur nuk ka një kandidat të duhur që mund të marrë postin. Garuesi më i denjë është italiani Andrea Orcel, por që ndodhet në një proces gjyqësor me bankën ku ai punonte më parë, detaj që pengon të ardhmen e tij si drejtor i UniCredit.
“Çdo kandidat për punën e drejtorit ka thënë që nëse plotësohen kushtet e duhura, ata do të nisin rrugën si drejtues”, tha një person i përfshirë në bisedime. “Por bordi ka frikë se si do të reagojnë aksionerët.”
Mark Tucker dhe Noel Quinn nga Banka e Hongkong dhe Shangai , kanë disa kohë që punojnë nën presion të aksionerëve të cilët i kanë kërkuar atyre të ndryshojnë politikat e ndjekura, sidomos në lidhje me huamarrësit. Banka momentalisht gjendet në tensionin gjeopolitik që po ndodh midis SHBA-së dhe Kinës. Më 23 Shkurt banka pritet të publikojë strategjitë e reja me të cilat do të punojë, ku mund të vendosë të vazhdojë apo të shkëpusë marredhëniet tregtare me SHBA-në. Banka po mendon të shkurtojë rreth 35,000 vende pune.
Thomas Gottstein, drejtori ekzekutiv i Credit Suisse në Zvicër, një vit në këtë pozicion është përballur me sulem të shumta dhe është gati të kthejë pllakën nga an tjetër dhe të nisë një vit më të mirë. Nga zhvillimet e fundit parashikohet një humbje gjatë tremujorit të katërt të bankës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.