Fëmijët nuk kanë pasur ndikim të madh të përhapjes së Covid-19 gjatë valës së parë të pandemisë. Në fillim të pandemisë u bë gjithnjë e më e dukshme se fëmijët u prekën më pak nga Covid-19.
Një studimi të fundit në Gjermani, ka treguar se edhe probabiliteti i vdekje është i papërfillshëm.
Ndërsa arsyeja e saktë për këtë mospërputhje është se të rinjtë kanë më pak receptorë që virusi përdor për të hyrë në qeliza, duke e bërë më të vështirë për virusin të infektojë fëmijët. Këta receptorë bëhen më të bollshëm me kalimin e moshës.
Studimi mblodhi të dhëna nga prindërit dhe fëmijët që prej prillit të vitit 2020, përpara se të shfaqeshin variante të reja, të cilat ndikojnë më shumë tek fëmijët. Një total prej 4,964 personash (gjysmat prindër dhe gjysmat fëmijë) ishin regjistruar në studim, i cili u botua në revistën “JAMA Paediatrics”.
Mosha mesatare e fëmijëve ishte gjashtë vjeç, por shtrihej nga një deri në dhjetë vjeç dhe mosha mesatare e prindërve ishte 40 vjeç.Të gjithë pjesëmarrësve i’u morën provëza në hundë dhe analiza gjaku për të kërkuar ndonjë shenjë të antitrupave.Vetëm dy persona, një prind dhe një fëmijë nga e njëjta familje ishin aktualisht të infektuar.
Testet e gjakut zbuluan se 1.8 për qind e të rriturve kishin antitrupa ndaj virusit SARS-CoV-2 që shkakton Covid-19, ndërsa shifra për fëmijët ishte vetëm 0.6 përqind. Të dhënat gjithashtu treguan se kishte 56 raste që të paktën një prej anëtarëve të familjes kishte virus.
Studiuesit nga Spitali Universitar i Fëmijëve, “Im Neuenheimer Feld” në Heidelberg dhe Qendrën Mjekësore të Universitetit “Ulm” thanë se në këtë studim ndër-sektorial, përhapja e infeksionit SARS-CoV-2 ishte e ulët tek fëmijët e moshës 1 deri në 10 vjeç.
Sean O’Leary nga Universiteti i Kolorados, i cili shkroi një artikull editorial në lidhje me hulumtimin gjerman, tha se edhe pse numrat ishin mjaft të vegjël për rezultatin e frekuentimit të kujdesit për fëmijët, ata që kishin marrë kujdes shëndetësor kishin antitrupa.
“Duke ekzaminuar prindër-fëmijë brenda së njëjtës familje, ky studim tregon që fëmijët kishin më pak të ngjarë të merrnin infeksion kur ishin në shtëpi dhe më pak të ngjarë ta përhapnin atë në familje kur ishin infektuar,” shpjegon eksperti. Por ekspertët thonë se tani ka një kthim “loje”. Ata kanë zbuluar se numri i rasteve të fëmijëve nën moshën 15 vjeç të prekur nga varianti i ri ishte shumë më i lartë se për llojet e tjera.
Burimi:Daily Mail/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.