Pavarësisht se shifrat e pandemisë kanë qenë të ndryshme nga muaji në muaj, fluksi i njerëzve që telefonojnë në Urgjencën Kombëtare nuk ka pësuar ulje.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pohon se shqetësimi kryesor mbetet prania e virusit, çka e tregojnë edhe thirrjet.
“Fluksi i telefonatave është thuajse stabël, me rreth 2000 thirrje në 24 orë. Nuk është ulur asnjëherë në 1000 thirrje siç ka qenë para pandemisë. Këtë vit pra nga data 1 janar janë regjistruar rreth 34,930 thirrje”, është shprehur kreu i Urgjencës Kombëtare.
Ekipet e Urgjencës kombëtare kanë kryer edhe vizita në banesë, prej të cilave mbi 1500 kanë patur lidhje me koronavirusin.
“Janë rreth 7617 vizita te kryera, po ashtu numri i pacienteve që kanë dërguar në spital janë 17.342. Ndërsa janë kryer 7617 vizita në banesë, 1525 ishin covid të konfirmuara”, vijon ai.
Sa i përket rritjes së numrit të të infektuarve pas 10 ditëshit të parë të janarit, Brataj thotë se kjo gjë ishte e pritshme për shkak të festave.
“Pritshmëritë ishin këto shifra, pra në rritur, sepse dihej që pas festave për arsye të grumbullimit të njerëzve, ishte periudha e pushimeve e gjata dhe grumbullimeve të familjareve”, thotë Brataj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.