Epidemiologu, Ilir Alimehmeti shpjegon se është krijuar përshtypja e rremë se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe të vdekshmërisë.
“Shohim se Tirana ka pasur 30.500 raste ndërsa qarku i dytë është Fieri me 5.855 raste ku gabimisht duket sikur Tirana ka 5.2 fish më shumë raste. Kjo është pjesërisht e kuptueshme sepse është qarku me numrim më të lartë të popullsisë dhe me dendësinë më të lartë të saj, por vetëm pjesërisht!,” ka shkruar epidemiologu në rrjetin social “Faceebook”, ku ka publikuar edhe grafikët për të përcaktuar më qartë të dhënat.
Sipas ekspertit të dhënat duhet të shprehen për çdo 100.000 banorë dhe jo në vlera absolute. Në një listë të përcaktuar nga eksperti shpjegohet se numrin më të lartë e ka Gjirokastra dhe Tirana del në vend të dytë.
Berat 2.373 raste
Dibër 1.394 raste
Durrës 1.931 raste
Elbasan 1.510 raste
Fier 2.020 raste
Gjirokastër 3.616 raste
Korçë 1.733 raste
Kukës 2.083 raste
Lezhë 2.725 raste
Shkodër 1.971 raste
Tiranë 3.366 raste
Vlorë 2.184 raste
E njëjta gjë sipas tij, duhet përcaktuar edhe për humbjet e jetës. Sipas të dhënave zyrtare në total, Tirana ka 534 humbje jete dhe i dyti vjen Durrësi me 133 humbje jete, pra duket sikur Tirana ka 4 fish më shumë vdekje.
“Nëse e bëjmë llogarinë për 100.000 banorë, Tirana mbetet e para, por shifrat janë shumë më të përafërta dhe tani diferenca me Durrësin nuk është 401%, por 22% (ridimensionim 401/22 = 18 herë më i ulët). Siç e dimë të gjithë, diferenca ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjerë nuk është vetëm numri i popullatës, por është edhe fakti se Tirana është zona më e fuqishme ekonomike, administrative dhe politike. Këtë e vëmë re shumë lehtë në numrin e testimeve të kryera në Tiranë në krahasim me qarqet e tjera.
Ndërkaq për vlerat në 100.000 banorë eksperti tregon saktësisht këto shifra për cdo rast.
Në krahasim me Tiranën, për çdo 100.000 banorë:
Berati ka bërë 4.5 fish më pak testime
Dibra ka bërë 5.2 fish më pak testime
Durrësi ka bërë 4.2 fish më pak testime
Elbasani ka bërë 7.4 fish më pak testime
Fieri ka bërë 8.0 fish më pak testime
Gjirokastra ka bërë 2.2 fish më pak testime
Korça ka bërë 6.7 fish më pak testime
Kukësi ka bërë 2.5 fish më pak testime
Lezha ka bërë 3.4 fish më pak testime
Shkodra ka bërë 4.3 fish më pak testime
Vlora ka bërë 5.4 fish më pak testime
Epidemiologu ka shkruar se duke e ditur që “TEST, TEST, TEST” është strategjia e duhur, vëreni se si përqindjet më të ulëta të testimeve pozitive vërehen pikërisht në qarqet ku është testuar më shumë për çdo 100.000 banorë, ku tashmë duket se Tirana është qarku më i mirë, pra me përqindjen më të ulët.
Në detaj:
Berati 43.8%
Dibra 29.5%
Durrësi 33.7%
Elbasani 45.9%
Fieri 66.4%
Gjirokastra 32.5%
Korça 47.7%
Kukësi 21.3%
Lezha 38.6%
Shkodra 34.4%
Tirana 13.8%
Vlora 48.7%.
Nda të dhënat e më poshtme eksperti shpjegon se roli thelbësor i kësaj pandemie janë testimet.
Në detaj, për çdo 1.000 testime:
Berati ka 438 raste
Dibra ka 295 raste
Durrësi ka 337 raste
Elbasani ka 459 raste
Fieri ka 664 raste
Gjirokastra ka 325 raste
Korça ka 477 raste
Kukësi ka 213 raste
Lezha ka 386 raste
Shkodra ka 344 raste
Tirana ka vetëm 138 raste
Vlora ka 487 raste.
Të njëjtën gjë shkruan edhe për humbjet e jetës, ku për çdo 1.000 testime:
Berati ka 7.7 humbje jete
Dibra ka 4.2 humbje jete
Durrësi ka 8.0 humbje jete
Elbasani ka 13.8 humbje jete
Fieri ka 13.4 humbje jete
Gjirokastra ka 4.7 humbje jete
Korça ka 9.4 humbje jete
Kukësi ka 3.9 humbje jete
Lezha ka 6.1 humbje jete
Shkodra ka 6.5 humbje jete
Tirana ka vetëm 2.4 humbje jete
Vlora ka 6.1 humbje jete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.