Kosova

Pas KQZ, Albin Kurti heq emrin nga lista për deputetë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është hequr nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Lajmi u njoftua nga “Zëri” bazuar në burime të sigurta brenda LVV-së.

Ndërkohë, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto janë “përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”.

“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit! Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”, shkruan Haxhiu.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, gjatë ditës së sotme raportoi se gjithsej janë 47 kandidatë, të cilët nuk janë certifikuar për deputetë, përfshi edhe Albin Kurtin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë