Kosova

Rrëzoi qeverinë Hoti, Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Qeveria e Avdulla Hotit u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vite burg për mashtrim me subvencionet. Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese pak javë më parë, jo vetëm që rrëzoi qeverinë Hoti, por ka vendosur sot edhe fatin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes nuk është certifikuar sot për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, kanë bërë të ditur burime të Express brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas Gjykatës Kushtetuese çdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëherë nuk lejohet që të kandidojë. Kjo duke se ka penalizuar Albin Kurtin, pasi ish-kryeministri së bashku me deputetë të tjerë, Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun u dënuan në 2018 për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Përveç Kurtit, KQZ nuk ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit.

Anëtarja e Kryesisë në LVV, Albulena Haxhiu, është e para që ka reaguar pas përjashtimit të Kurtit nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtrit.

Haxhiu ka thënë se kjo ndodh vetë në një shtet të kapur, duke e cilësuar përjashtimin e tij se “këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë