Nuk është aprovuar ende, por maska për të bërë sport po kurajon shumë francezë. “Maskat janë në përgatitje,” njoftoi Ministrja franceze e Sportit, Roxana Maracineanu.
Ministria po punon ngushtë me autoritetet shëndetësore me qëllim mundësimin e një maske të posaçme për këdo që synon të bëjë sport.
Palestrat në Francë janë mbyllur që nga tetori. Janë ndaluar gjithashtu aktivitetet sportive në çdo ambient të mbyllur.
Aktiviteti fizik është i autorizuar vetëm në ambiente të jashtme, brenda orarit të lejuar nga masat izoluese.
Pas shtatë muaj hulumtimesh, maska sportive tani është gati të lëshohet në treg nëse merr certifikimin e nevojshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.